Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Libri mbi Luftën e Kosovës, në Panairin e Librit në Frankfurt 2024 Shkrimtarja nga Istogu prezanton librin për Luftën e Kosovës në panairin më të madh të librit...
-
Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” organizoi mbrëmje humanitare për Festivalin e Aftësisë së Kufizuar
-
Shqiptarja, gjyqtarja kryesore në ndeshjen e femrave mes Sporting CP-Real Madrid në UEFA
-
Në Offenbach, hapet shkolla e dytë për mësim plotësues në gjuhën shqipe
-
Shkolla Shqipe, pjesë e festës së qytetit të Tuttlingenit në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Për herë të parë, Zvicra ka zyrtarisht nëntë milionë banorë Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024 popullsia rezidente e përhershme e Zvicrës ishte...
-
Leja e zgjatur prindërore në Gjenevës është pezulluar nga Parlamenti
-
Ushtria e Zvicrës ka nevojë për 4 miliardë franga shtesë
-
Berset merr detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës
-
Pas skandalit të nënshkrimeve të rreme, gjashtë palë bëjnë thirrje për grumbullim dixhital të nënshkrimeve