Muzikë
Mediumi gjerman shpall këngën më të re të Ilira Gashit “Këngë të Ditës”
Kënga e re, "Flowers" (Lulet) e kantautores nga Zvicra është publikuar për herë të parë më 17 dhjetor 2021 nga platforma "Universal Music"
Mediumi gjerman “Sound & Books” që, siç e tregon emri, merret me këngën dhe librin, ka zgjedhur këngën “Flowers” të Ilira Gashit si “Këngë të ditës” për sot.
Kënga e re e kantautores nga Zvicra është publikuar për herë të parë më 17 dhjetor 2021 nga platforma “Universal Music”, transmeton albinfo.ch.
Këngëtarja me rrënjë kosovare-shqiptare deri më tani ka tërhequr vëmendjen me bashkëpunimet e zhanrit “Club-Pop Sounds” që janë të përshtatshme për vallëzim dhe tani tani po na befason me një baladë të butë dhe “zemërthyese” për piano”, thuhet veç tjerash në njoftimin e nga “Sound & Books”.
“Këngët e mia janë dëgjuar nga njerëzit në gjithë globin, pa marrë parasysh se çfarë kulture, feje, gjinie apo çfarë gjuhe flasin. Muzika ime i lidh njerëzit. Më pëlqen të shoh përkrahësit e mi të lidhen përmes muzikës time, duke u bërë miq përmes faqeve të internetit dhe duke ndarë muzikën time”, ka thënë ajo në një rast.
Aktualisht Ilira jeton në Berlin të Gjermanisë dhe po vlerësohet si më e mira e pop-it, falë cilësisë dhe fuqisë së rrallë të zërit të saj, shkruan albinfo.ch. Ajo ka një sekret në teknikën e saj të paimitueshme vokale pasi zëri i saj ka një gamë që përfshin mbi 4 oktava, dhunti kjo që pak këngëtarë në botë e kanë. Madje, nga ky aspekt, ajo është krahasuar me yllin e madh botëror, Mariah Carey.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?