Lajme
MediSun GmbH kryen shërbime për persona me aftësi të kufizuara në Gjermani
Tashmë shumë mërgimtarë kanë treguar dhe po vazhdojnë të tregojnë suksese në fusha nga më të ndryshmet. Kontributi, angazhimi dhe roli kyç i diasporës sonë në lëmi të ndryshme sociale dhe medicionale është tanimë pjesë përbërëse e sistemit shëndetësor në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Pjesë e sukseseve të shqiptarëve tashmë është edhe MediSun GmbH në Mynih, e cila tani ka një shërbim përkujdesi shtëpiak për persona me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore – të themeluar dhe udhëhequr nga z. Zylfi Gashi, shkruan albinfo.ch
Duhet theksuar se eksperienca shumëvjeçare e këtij shërbimi që në fokus ka njeriun me të gjitha vlerat individuale, nevojat dhe dëshirat e tij dhe me këshillimin profesional, korrektësinë, përkrahjen dhe mbi të gjitha me ngrohtësinë njerëzore, u mundëson qindra pacientëve dhe familjeve të tyre një jetë më të lehtë.
MediSun GmbH me një ekip prej 18 punëtorësh profesionistë dhe me një punë të palodhshme të familjes Gashi ka arritur të jetë pikë referuese dhe adresë kualiteti për shumë institucione komunale, si ente dhe siguracione shëndetësore, financiare, qendra të ndryshme rehabilituese etj., shkruan tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor