Shqipëria
Mediat suedeze: Shqiptarit iu refuzua azili, u vra në Tiranë
“Shqiptari u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra”, është titulli i medias suedeze “svt.se”
Mediat suedeze kanë shkruar për 28-vjeçarin Mario Majollari, i cili vetëm tre vite më parë kishte kërkuar azil në këtë shtet, por i ishte refuzuar.
“Shqiptari u dëbua pavarësisht kërcënimit me vdekje, u vra”, është titulli i medias suedeze “svt.se”, përcjell albinfo.ch.
“Një 28 vjeçar u dëbua në Shqipëri pavarësisht pranimit të një kërcënimi me vdekje pas një sulmi për hakmarrje. Dje ai u qëllua për vdekje në rrugë të hapur. Ai tha gjatë gjithë kohës që nëse do ta kapnin, ai do të vritej”, tha Anders Hedqvist, i cili ishte menaxhuesi i vendndodhjes së strehimit të azilit, ku 28-vjeçari qëndroi gjatë kërkesës për azil, shkruan “TCH”.
Në maj të 2014 Mario kishte aplikuar për leje qëndrimi në Suedi, por nuk iu pranua, pavarësisht se ai kishte rrëfyer historinë e familjes së tij dhe frikën e hakmarrjes.
Në gusht 2015, Bordi i Migracionit në Suedi nuk e kishte pranuar kërkesën. Media suedeze shkruan se 28-vjeçari apeloi dhe mori refuzimin e mëtejshëm të së drejtës administrative në Gothenburg, dy ditë para prag të Krishtlindjeve në të njëjtin vit. 28-vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por nuk e mori atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016.
“Ai u njoftua kur mori refuzimin. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri, duhet të gjejë diku tjetër për të jetuar”, thotë Anders Hedqvist, i cili shton se disa ditë më parë kishte kontaktuar me të.
Gjatë kohës së tij në Suedi, 28-vjeçari jetonte në strehimin e azilkërkuesve Hotell Mälarblick në Strängnäs. Anders Hedqvist, menaxher i vendstrehimit e ndihmoi me punë të ndryshme gjatë viteve që ai kishte kaluar atje.
“Kishim kontakte me njëri-tjetrin disa ditë më parë nëpërmjet Facebook-ut, dhe pyeta se si është situata dhe çfarë? Më pas dëgjova dje nga një tjetër njohje e përbashkët atë që kishte ndodhur”, thotë Anders Hedqvist.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik