Kosova
Mediat suedeze: Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë
Duket se lajmi për vrasjen e gruas N. M., e këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka bërë jehonë në mediat suedeze, përcjell albinfo.ch.
L.M., rreth 30-vjeçare, u vra të mërkurën mbrëma gjatë një grabitjeje të armatosur, ndërsa bashkëshorti i saj me fëmijët kanë arritur të ikin nga vetura.
Mediumi suedez “Expressen” teksa ka raportuar për këtë rast tragjik, ka njoftuar se viktima ishte shtetase e Suedisë.
Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe deputeti suedez, Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje “të tmerrshme”.
Siç ka raportuar “Expressen”, Jacobsson e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.
“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i ngrohtë, i mirë. Ju nuk e kuptoni vërtet se mund të ndodhë”, ka thënë ai për mediumin.
Një postim deputeti e ka bërë edhe në Facebook, ku ka rishpërndarë postimin e Pacollit.
“I tronditur nga lajmi se L.M. ka vdekur. Duke menduar për gjithë familjen”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, N. M.
Për vrasjen e L. M. ka shkruar edhe mediumi tjetër suedez “Degens Nyheter”.
Siç ka raportuar ky medium, nuk dihen motivet e vrasjes, por policia po kryen hetime nën dyshimet se bëhet fjalë për grabitje.
“Sipas informacioneve të bashkëshortit në polici, dy persona të armatosur kanë kërcënuar familjen dhe kanë kërkuar që t’i dorëzojnë gjërat me vlerë. Kur i morën celularët, ai dëgjoi një të shtënë”, ka shkruar “Degens Nyheter”, duke cituar mediat vendore.
Ndërsa, mediumi suedez “SVT Nyheter” ka raportuar se viktima ka jetuar në provincën suedeze Bohuslän.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët Sipas Zyrës Federale për Mjedisin, shfaqjet e fishekzjarreve, të tilla si ato të mbajtura në 1...
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë