Lajme

Mediat suedeze fillojnë të publikojnë lajme në rusisht

Luftimet e ashpra vazhdojnë në Ukrainë këtë javë midis forcave të saj dhe Rusisë, por ka një fushë tjetër beteje në frontin e informacionit që është hapur në internet pasi Rusia censuron informacionin dhe mediat që mbulojnë luftën e saj në Ukrainë.

Mediat suedeze kanë nisur të publikojnë lajmet për konfliktin në rusisht.

Këtë javë, Radio Suedeze filloi të prodhojë një lajm të përditshëm në gjuhën ruse për luftën, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.