Kosova
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për “liderët kosovarë”
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë ultimatumit të pesë ambasadave të shteteve perëndimore në Kosovë ndaj udhëheqësve të vendit për Gjykatën Speciale
Një deklaratë në formë ultimatumi që kanë lëshuar të enjten ambasadorët e pesë shteteve më të fuqishme diplomatike të akredituara në Kosovë që njihen si QUINT (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Franca) kundër liderëve kosovarë për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Madje është “Washington Post” mediumi më i fuqishëim në SHBA, që publikoi ultimatumin e vendeve të QUINT-it.
E përditshmja e njohur amerikane, “Washington Post”, ka raportuar për flakareshat e rëndë të shteteve të QUINT-it, për kryeministrin Ramush Haradinaj, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, shkruan Telegrafi.
Gazeta amerikane duke cituar agjencinë “The Associated Press”, ka njoftuar se këto pesë shtete, nëpërmjet një deklarate, kanë bërë të ditur se janë “thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuarit për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”.
“The Washington Post” ka shkruar se pesë shtetet mike të Kosovës kanë thënë se Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në territorin e saj.
Ndryshe, nëpërmjet një deklarate për media, pesëshja më e fuqishme diplomatike shprehen thellësisht të shqetësuara me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit Hashim Thaçi për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”.
“Vendet e QUINT-it kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe në kohërat më të vështira. Që nga mbështetja jonë për ndërhyrjen e NATO-s, sakrifikimin e ushtarëve tanë në Kosovë, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në zhvillimin tuaj, ne kemi punuar shumë për të mbështetur vendin tuaj. Suksesi juaj është në interesin tonë. Megjithatë, ne do të këmbëngulim gjithmonë që Kosova të mbështesë drejtësinë”, thuhet në reagimin e QUINT-it.
Nuk ka asnjë arsye, sipas tyre, për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe “ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo rinegocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rrezikon të gjitha të arriturat e Kosovës. Kjo i vënë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare”, thuhet në reagim.
Krijimi i Dhomave të Specializuara, sipas QUINR-it, ishte mënyra e vetme për Kosovën të dëshmoj përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit, dhe të vazhdojë të pranoj mbështetjen ndërkombëtare.
“Me ndihmën tonë, Kosova ka shënuar përparim në shtatë vitet e fundit për arsye të përkushtimit të saj për drejtësi ndërkombëtare. Vendimi i Kuvendit në vitin 2015 për të krijuar Dhomat e Specializuara ishte shenjë e qartë se Kosova refuzoi kulturën e mosndëshkimit”, thuhet në reagimin e shteteve të QUINT-ut.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind