Shqiperia
Mediat e huaja, reportazh për Thethin dhe Valbonën
Duket se Shqipëria është vënë së fundi në vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një nga vendet e rekomanduara për t’u vizituar në vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar, pas një dokumentari të BBC-së për bukuritë e Shqipërisë, edhe media prestigjioze franceze “Le Monde” ka publikuar një reportazh për Shqipërinë, i fokusuar në zonën e Alpeve.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në Facebook.
“Kolosi mediatik francez “Le Monde” i rikthehet Shqipërisë, këtë herë me një reportazh të dedikuar alpeve tona, Thethit e Valbonës, duke përshkruar një “parajsë të vogël e të gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura”, ka shkruar Rama.
“Edhe nëse të kujton më shumë Pirenejtë, pikërisht me këtë emër njihet ky masiv gëlqeror i Shqipërisë. Një parajsë e vogël e gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura dhe as shumë të shtrenjta”, e nis reportazhin “Le Monde”.
“Lugina e Valbonës, një park kombëtar 8,000 hektarësh, është më i vizituari nga këto rajone. Alpinistët vijnë nga të gjitha anët: shumë evropianë, por edhe indianë dhe amerikanë”, shton artikulli.
Reportazhi sqaron se pavarësisht imazhit të rënduar nga lajmet për kriminalitetin dhe mafien vendase, Shqipëria po tenton një rikthim turistik, pa dyshim duke shpresuar të zëvendësojë Kroacinë pas pak vitesh.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane