Kosova

Mediat e huaja raportojnë për koncertin e Rita Orës

Paraqitja e yllit botëror të muzikës në Prishtinë, nuk ka kaluar pa u vërejtur nga mediat e mëdha ndërkombëtare.

Rita Ora bëri një paraqitje të figurës së saj të mahnitshme me një kostum të zjarrtë në shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në një koncert të hapur, shkruan e përditshmja angleze “Daily Mail”, përcjell albinfo.ch.

Ajo është rikthyer në vendin e saj të origjinës për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rita nuk i zhgënjeu fansat e saj, duke bërë një paraqitje të madhe në koncertin e së shtunës.

Gjithashtu edhe veshja e saj ishte e menduar mirë dhe kjo ka rënë në sy edhe gjatë koncertit.

Ajo këndoi në gjuhën angleze, por edhe shqipe, derisa ‘ndezi’ atmosferën me ‘Vallën e Shotës’.

Për paraqitjen e saj ka shkruar edhe tablodi anglez, “The Sun”, duke treguar se ajo u kthye në vendlindjen e saj.

Rita Ora me familje ishin të detyruar të iknin nga vendi për shkak të luftës.

Ajo pati një shfaqje energjike, ndërsa përformoi hitet e saj teksa u zhvesh në skenë.

Ora kishte marrë vëmendjen e medieve sociale vetëm pak ditë përpara koncertit, duke thënë se ajo ishte krenare si “ambasadorin e tyre”.

Gjatë ditës, Rita u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan tutje gazeta, “The Sun”.