Futboll
Mediat e huaja lavdërojnë paraqitjet e kuqezinjve në Evropian
Paraqitja e Shqipërisë në dy ndeshjet e para, me Italinë dhe Kroacinë, nuk është parë që nga Kosta Rika 2014
Trajneri i njohur, Jose Mourinho e lavdëroi lojën e Shqipërisë në Euro 2024, duke thënë se skuadra jonë kombëtare theu çdo parashikim këtë Evropian, edhe pse ishte në atë që e përshkroi si “grupin e vdekjes”, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Paraqitja e Shqipërisë në dy ndeshjet e para, me Italinë dhe Kroacinë, nuk është parë që nga Kosta Rika 2014.
“Shqipëria është një nga skuadrat që theu çdo parashikim. Në grupin e vdekjes, pritshmëri zero, stadiume plot, lojë të mirë, trajner i rastësishëm brazilian, gola në 20 sekonda, gola në minutën e fundit, dhe ende gjallë.
Nuk e kemi parë këtë që nga Kosta Rika 2014. Kulmi i futbollit”, ishte mesazhi i trajnerit legjendar, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria, nga ‘Hirushja’ e Euro 2024, siç e cilësonte Calciomercato në Itali, ka tërhequr vëmendjen e komentatorëve të ndryshëm sportivë të cilët mendojnë se tashmë kuqezinjtë po lënë shenjën e tyre në këtë grup “ferri”.
Për një lojë tejet të bukur nga ana e kombëtares shqiptare flet edhe gjigant britanik BBC, i cili e përshkruan golin e barazimit në ndeshjen me Kroacinë si një bllokues dramatik që i mohoi fitoren kroatëve dhe i dëmtoi rëndë shpresat e finalistëve të Kupës së Botës 2018 për të mbërritur në fazën eliminatore të Euro 2024.
Gjasula tha fjalën e fundit, vazhdon shkrimi, çka nënkupton se Kroacisë tani do t’i duhet të mundë kampionët në fuqi, Italinë në ndeshjen e fundit të Grupit B për të pasur një shans avancimi. Sa për përballjen e kombëtares shqiptare me Spanjën, BBC e përshkruan vërtet si një sprovë të vështirë, ama thekson se paraqitja e Shqipërisë në këtë Kampionat do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve.
Një tjetër media prestigjioze, The Guardian flet deri për “një ringjallje lindore” në Euro 2024 dhe për një testament të ecjes përpara pavarësisht probleme me të cilat janë ndeshur, siç thuhet në artikull, këto 30 vitet e fundit.
Ekipi duket i frymëzuar, shkruan The Guardian nga trajneri i tij, ish-mbrojtësi i Arsenalit, Sylvinho, i cili promovoi një sërë lojtarësh të rinj dhe drejtoi një seri tetë ndeshjesh të pamposhtura për të përfunduar në krye të grupit kualifikues.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve