Lajme

Jehonë pozitive kuzhinierit shqiptar për aksionin humanitar në SHBA

Shefi i kuzhinës Alex Daku në New Jersey të SHBA-së, në këtë kohë të vështirë të luftës me virusin Covid-19 ka organizuar një aksion humanitar

Shefi i kuzhinës Alex Daku në New Jersey të SHBA-së, në këtë kohë të vështirë të luftës me virusin Covid-19 ka organizuar një aksion humanitar për t’u shpërndarë ushqime falas të moshuarve qe jetojnë në zonën ku ndodhet restoranti i tij.

Pronari i restorantit Cherry Hill ofron supë falas për të moshuarit gjatë pandemisë COVID-19.

Shefi i kuzhinës, shqiptari i quajtur Alex Daku, ka familje në Itali, Angli, Shqipëri dhe Gjermani. Ata janë në mendjen e tij këtë javë ndërsa koronavirusi vazhdon të infektojë globin, shkruan CourierPost.

Daku është i përkushtuar dhe ka shumë klientë besnikë të tij dhe shijes së ushqimimeve vite me radhë dhe tani po dhuron supë falas për çdo banor lokal 65 vjeç ose më të vjetër gjatë krizës COVID-19.

Daku, për këtë veprim po i bëhet jehonë në Amerikë, thotë se ai ishte frymëzuar për të dhënë përsëri histori familjare të bujarisë sukurse pas Luftës së Parë Botërore.

Familja e tij u dha kredi të vejave të ushtarëve të rënë dhe të tjerëve në nevojë gjatë atyre kohëve të vështira, tha ai, dhe familja më vonë vendosi të falë ato borxhe, duke marrë parasysh shkatërrimin e përhapur.

Duhet theksuar se supa falas është në dispozicion nga e hëna deri të enjten për këdo 65 vjeç ose më të vjetër nga zona e Cherry Hill. /Albinfo.ch

Supë me Perime të Stinës – E Lehtë plot Shëndet - AgroWeb

Supa, hahet apo pihet? (Video) – Lajmi.net