Turizëm

Media suedeze: Shtatë vende që duhet t’i vizitoni patjetër në Shqipëri

Disa njerëz flasin për një "Kroaci të re", me male karstikë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa të tjerë nuk bëjnë dallimin mes rivierës shqiptare me atë spanjolle ose greke.

 

Gjithnjë e më shumë turistë po i hedhin sytë drejt parajsës së lirë të pushimeve në Shqipëri. Bregdeti i gjatë, ujërat e kristaltë përgjatë rivierës së detit Jon dhe klima e këndshme mesdhetare, janë arsyet kryesore që shumë persona vizitojnë Shqipërinë, shkruan media suedeze expressen.se.

Disa njerëz flasin për një “Kroaci të re”, me male karstikë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa të tjerë nuk bëjnë dallimin mes rivierës shqiptare me atë spanjolle ose greke.

Si vende që duhet të vizitohen përmenden Bunk’art në Tiranë, Dhërmia e Himara, Saranda me Ksamilin, Durrësi, Kruja historike, Vlora drej Llogarasë si dhe në fund, Gjirokastra si qytet i UNESCO-s.