Muzikë

Media gjermane rreth Eurovizionit: Tre shqiptarë, tre shtete

Shqipëria është pjesëmarrëse në Eurovizion me baladën rock “Mall”. Gjithashtu për Italinë dhe Qipron përfaqësues janë artistë shqiptarë, shkruan fillimisht DW.

Të gjithë janë të lindur në Shqipëri, por këndojnë në Eurovizion me tre gjuhë të ndryshme, për tre shtete të ndryshme: Eugent Bushpepa në gjuhën amtare shqip, Eleni Foureira në anglisht për Qipron dhe Ermal Meta në italisht për atdheun e tij të ri.

Eleni Foureira (në Shqipëri mbante emrin Entela Fureraj), e njohur si Beyonce e Greqisë, tentoi dyherë pa sukses ta përfaqësojë Greqinë në Eurovizion, ndërsa tani përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”.

Zemërim për shqiponjën dykrenore

Më pas media gjermane shkruan se largimi i shqiptarëve, mes tyre edhe dy artistëve, ka ndodhur pas komunizmit dhe gjithashtu nuk i ka ikur zemërimi i grekëve pas kryerjes së shqiponjës dykrenore mes Entela Fureraj dhe Eugent Bushpepa.

“Si shumë emigrantë shqiptarë në Greqi, ajo mori emrin grek dhe tentonte të shmangte vendin e saj të origjinës,” përcjell albinfo.ch. “Gjithçka që e kam arritur në jetë është falë punës dhe aktivitetit tim”, tha Eleni ndaj komenteve greke, se çfarë kërkon simboli i shqiptarëve në një eveniment ku ajo ka shkuar me paratë greke.

Një ëndërr italiane

Gjithashtu edhe këngëtari Ermal Meta duheshte të punonte tepër për suksesin e tij. Ngjashëm si Eleni ai korri suksese të jashtëzakonshme në skenën e atdheut të ri, për të arritur deri te fitorja e San Remos me këngën “Non mi avete fatto niente” në 2017. Në 2016 mori vendin e tretë.

Në fund “DW” shkruan për “rokerin e suksesshëm nga Tirana”, Eugent Bushpepa i cili përfaqëson Shqipërinë më këngën “Mall”. “Kënga e tij mbase tingëllon më pak rock sesa këngët e Guns N’Roses, por nga tatutë të gjithë komentuesit dhe shiquesit kanë mbetur të kënaqur.