Ukraina

Media gjermane punëson gazetaren ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë në transmetim live

Media gjermane Die Welt ka punësuar gazetaren ruse që ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë në televizionin që kontrollohet dhe financohet nga Kremlini – duke mbajtur një transparentë, me të cilën protestonte kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Marina Ovsyannikova ishte dënuar me 30 mijë rubla (180 euro) pasi u fut në studion e televizionit Channel One, për ta penguar gazetaren gjatë transmetimit live.

Ovsyannikova mbante transparentin me mbishkrimin: “Jo luftë. Rusët kundër luftës”. Ndërkaq sot e përditshmja gjerman konfirmoi se Ovsyannikova është punësuar në këtë medium si korrespondente.

Pronari i kësaj gazete gjermane, Axel Springer, tha se Marina thjesht demonstroi kundër asaj që e cilësoi si të padrejtë dhe shkelje e të drejtave të njeriut.