Shqipëri
Media gjermane: Alpet Shqiptare, në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025-ën
Pas pushimeve verore, rifillon planifikimi.
Por, cili është objektivi në listën e udhëtimeve për vitin e ardhshëm?
Frymëzohuni nga vende më pak të njohura, shkruan Franziska Kaindl në një artikull të botuar në revistën gjermane “Merkur.de”.
Për shumë turistë, pushimet verore sapo kanë përfunduar – por pikërisht në këtë moment dëshira për të planifikuar udhëtimin e radhës është më e madhe. Në fund të fundit, pritjet janë gëzimi më i madh.
Viti i ardhshëm mund të jetë gjithashtu një mundësi për shumë turistë që të provojnë destinacione të reja udhëtimi.
Në funksion të protestave kundër turizmit masiv ose vapës së madhe në Mesdhe gjatë verës, turistët mund të jenë të etur për ajër të freskët kur planifikojnë pushimet e tyre.
Platforma online e udhëtimeve “Urlaubspiraten” ju sugjeron tri destinacione udhëtimi që deri më tani janë nën radar: Alpet Shqiptare, Shqipëri; Laplanda, Finlandë; Galicia, Spanjë.
Jo vetëm bregdetin: vizitoni Alpet Shqiptare
Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më në trend të udhëtimeve gjatë viteve të fundit – dhe vendi mesdhetar konsiderohet si një alternativë më e lirë kundrejt Greqisë.
Përveç bregdetit, pushuesit mund të hedhin një vështrim më të afërt në Alpet Shqiptare, të quajtura Prokletije, ku ndodhen disa parqe kombëtare të rrethuara nga peizazhe mahnitëse.
Një nga parqet më të bukur është Parku Kombëtar i Thethit me ujëvarën e Grunasit.
Por, edhe lugina e Valbonit me lumin me të njëjtin emër, si dhe malet dhe formacionet shkëmbore mbresëlënëse ia vlen të vizitohen.
Gjithashtu, ju rekomandojmë të mos humbisni një vizitë në lumin e Shalës, i cili mund të arrihet me varkë pëmes liqenit të Komanit – shpesh i konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Tajlanda e Shqipërisë”.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?