Shqipëria
Media gjermane: A mundet ndihma e Shqipërisë të shpëtojë pushtetin e Merkel?
Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton e “vetmuar” Jordaninë dhe nga atje pyet “nëse lejohet të kthehet në Gjermani?”. Kjo është sarkazma e disa mediave gjermanofone pas krizës së rëndë që ka kapluar koalicion e partive simotra CDU (Angela Merkel) dhe CSU (Horst Seehofer).
“Ku jemi ne atëherë?”, pyet shefi bavarez Seehofer, njëherësh edhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, për të treguar pakënaqësinë me politikat e kancelares Merkel rreth refugjatëve. Ai i ka dhënë dy javë afat Merkelit për të zgjidhur ngërçin e refugjatëve në BE. “Unë jam udhëheqës i CSU, një nga tre partitë e koalicionit, dhe kam mbështetjen e plotë nga partia. Nëse zyra e kancelares është e pakënaqur me punën e ministrit të brendshëm, që shqetësohet për sigurinë e qytetarëve gjermanë, atëherë koalicioni duhet të përfundojë,” tha Seehofer për “Neue Deutsche Presse”, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria mund të shpëtojë pushtetin e Merkel?
Ideja e krijimit të “qendrave grumbulluese” për të zgjidhur krizën e refugjatëve në BE u parashtrua fillimisht në vitin 2016 nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i njohur për qëndrimin e tij kundër refugjatëve. Kjo ide kohën e fundit është mbështetur hapur nga Austria dhe Danimarka që kanë propozuar Shqipërinë si vend ku duhet të ndërtohet kjo qendër grumbullimi.
“Do ishte një zgjidhje e artë për Merkel dhe BE,” shkruan media DW, përcjell albinfo.ch. Edhe pse zyrtarisht pala shqiptare thekson se nuk ka pasur asnjë bisedim rreth kësaj teme, eksperët deklarojnë se për konservatorët e djathtë europianë Shqipëria do ishte zgjidhja më e mirë: pasi përveç që ka dalje në det dhe një port të madh si ai i Durrësit, gjithashtu është e rrethuar me male dhe do krijonte vështirësi për refugjatët që të largoheshin nga andej.
Kjo ide mbështetet edhe nga bavarezët e CSU, të cilët do e quanin si fitore në politikën e refugjatëve dhe në zgjedhjet e ardhshme do synon edhe votuesit e popullistëve të AfD. Pra një “Marrëveshje Shqipëtare” do ishte e një rëndësie të madhe për çtensionimin e raporteve ndër gjermane.
“Një zgjidhje shqiptare” do i shërbente edhe Shqipërisë me qeverinë socialiste, e cila do përfitonte hapjen e negociatave me BE-në, përkundër problemeve të mëdhaja në drejtësi dhe luftës kundër korrupcionit. Gjithashtu qeveria socialiste e Shqipërisë ndjehet e vetmuar karshi qeverive konservatore të djathta të shteteve anëtare të BE, shkruajnë më tej një sërë mediash gjermanofone.
Për këtë me një pranim nga Shqipëria të gjithë mund të mbijetonin: BE, Shqipëria dhe gjithashtu Angela Merkel dhe Horst Seehofer.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?