Lajme
22-vjeçari nga Kosova vjedh 80 mijë euro në Francë
I bleu shtëpi dhe veturë babait në Kosovë
Media franceze “L’Alsace” ka shkruar një artikull për 22-vjeçarin nga Kosova që jeton në Strasburg të Francës, duke theksuar se është arrestuar pasi kishte vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku punonte, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit nga kjo gazetë, thuhet se i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë e vjedhura i ka blerë babait të tij në Kosovë shtëpi dhe veturë.
Në artikull theksohet se për tri vjet me radhë, i riu që dyshohet të jetë nga Kosova, ka vjedhur mbi 80 mijë euro pa dijeninë e shefit të tij.
Pronarët e kompanisë shkurajnë se 22-vjeçari vjedhjen e ka bërë përmes arkës së parave të gatshme, duke bërë më pas rimbursime false, shkruan media L’Alsace.
Pas intervistimit nga prokurori djali dhe babai, të cilët u ndaluan për mashtrim dhe pastrim parash, pranuan veprën penale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













