Shqipëria
Media britanike: Shqipëria, destinacion i përballueshëm për pushime në janar
Janari nuk duhet përjetuar si një muaj i zymtë, veçanërisht kur koha është kaq e mirë për të udhëtuar. Shijoni një udhëtim në një nga këto nëntë destinacionet me kosto efektive, shkruan Sarah Holt në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.
Këto janë disa nga destinacionet e përballueshme për pushime në janar, të cilat ju rekomandojmë të zgjidhni për Vitin e Ri; Shqipëria, Portugalia, Maroku, Turqia, Malta, Qipro, Tunizia, Ras Al Khaimah, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda.
Kompania e udhëtimeve online “Opodo” raportoi se prenotimet për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, u rritën me 78 për qind vitin e kaluar, duke e klasifikuar qytetin si një nga vendet më të përballueshme për të pushuar në janar.
Pikat kryesore të vizitës përfshijnë udhëtimet me teleferik në malin e Dajtit që rrethojnë qytetin, ku mund të shihni pamjet e pyjeve dhe fermave.
Gjithashtu ju mund të shëtisni rreth Parkut të Madh të Tiranës, një park publik prej 289 hektarësh, vizitoni muzeun Bunk’Art dhe zbuloni se si ishte jeta e qytetit në epokën komuniste.
Vizitorët mund të bëjnë edhe udhëtime ditore në qytete si Durrësi, apo Berati, një nga qytetet më të vjetra në botë me arkitekturë osmane, me një histori 2500-vjeçare, i përfshirë në listën e Unesco-s.
Në juglindje, ofrohen vendpushimet më të mira të skive. Ne ju rekomandojmë resortin Ski-Pista Bigëll, në fshatin Dardhë.
Qëndrimet në hotelet me pesë yje në Tiranë fillojnë nga 110 euro në natë.
Ju mund të vizitoni Pazarin e Ri të qytetit dhe të shijoni një pije duke u ngrohur në një nga baret, kafenetë dhe restorantet aty pranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













