Shqipëria
Media angleze për Çupin dhe familjarët e tij, episod i trishtë
Së fundi, Klement Çupi është identifikuar si një prej viktimave të tërmetit të fuqishëm që shkundi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku edhe punonte si taksist.
Media angleze “BanburyCake” i ka kushtuar një artikull në të përditshmen e saj Çupit dhe familjarëve të tij, duke treguar edhe një episod mjaft të trishtë. Klementi ishte rikthyer në Shqipëri bashkë me të vëllanë për të festuar fejesën e vëllait të tyre të vogël, Nikolini.
Në tërmetin tragjik humbën jetën Klementi, babai i tij Hajredini dhe nëna Lute Çupi. Ndërsa vëllai i tij, Nikolini, ka mundur të shpëtojë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Sipas medias angleze, Klementi jetonte në qytetin e Oxfordit dhe kishte ardhur në këtë qytet në moshë mjaft të re si refugjat. Ai kreu studimet në qytetin e Oxfordit dhe për një kohë të gjatë punonte si menaxher në një Pub. Së fundmi Çupi kishte punuar si shofer taksie dhe gjithmonë është dalluar mes shokësh për zgjuarsinë dhe korrektësinë e tij, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026