Zhvillim
Ndihma zvicerane për bujqit e varfër në Shqipëri dhe Moldavi
Projekti i "Pro Adelphos" është i fokusuar për t`i ndihmuar familjet e varfra duke i nxitur ato që të merren me bujqësi ashtu që me kohë të jenë në gjendje të mbajnë veten
Qyteti i St. Gallenit do të mbështesë me një kontribut prej 84.000 frangash projektin “Hoffnung säen” (të mbjellësh shpresën) të udhëhequr nga organizata humanitare “Pro Adelphos”.
Në St. Gallen vlerësojnë se me 49.000 fraga nga kjo shumë do të mbulohen shpenzimet e përkujdesjes së 120 familjeve me nga dy persona të rritur dhe 7 fëmijë në Shqipëri dhe në Moldavi për një vit. Ndërsa së bashku me ndihmat e grumbulluara nga qytetet Schaffhausen (48.000 franga) dhe Winterthur (108.000 franga) pritet të mbulohet kostoja e programit për pesë vitet në vijim, shkruan tagblatt.ch.
Projekti i organizatës “Pro Adelphos” është i fokusuar për t`i ndihmuar familjet e varfra në këto dy vende duke i nxitur ato që të merren me bujqësi ashtu që me kohë të jenë në gjendje të mbajnë veten. Po këtyre familjeve do t`u përcillen dhe njohuri të punës bujqësore dhe të ndëmarrësisë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik