Shkurt.ch

Me Swiss kanë fluturuar 17.9 milionë udhëtarë vitin e kaluar

Swiss ka transportuar 17.9 milionë udhëtarë vitin e kaluar, më shumë se kurrë deri tani. Bëhet fjalë për 6.2 për qind më shumë se vitin e kaluar. Rritja është më e lartë se sa në kompanitë motra në Grupin Lufthansa, përcjell albinfo.ch.

Së bashku me kompaninë ajrore Edelweiss, Swiss u rrit me 9.5 për qind, sipas një deklaratetë kompanisë. 

Ndërkohë, 6.5 për qind më shumë pasagjerë fluturuan me Lufthansen gjermane dhe 8.5 për qind më shumë me Austrian Airlines. 

Edhe me linjat ajrore “Point-to-Point”,  “Eurowings” dhe “Brussels Airline”, të cilat ofrojnë fluturime të lira, numri i udhëtarëve u rrit me 18 përqind.

Jo më pak, i gjithë Grupi Lufthansa ka ruajtur pozicionin e saj, si linja ajrore më e madhe në Evropë duke blerë pjesë të Air Berlin, që kishte falimintuar. 

Numri i pasagjerëve u rrit në të gjithë Grupin me 10.0 përqind në 142 milionë. Ryanair, kompania ajrore irlandeze me kosto të ulet, e cila kishte ndjekur përkohësisht fronin evropian të Lufthansës në vitin 2016, mbeti prapa grupit Kranich me 139 milionë pasagjerë të mirë.