Portrete të firmave
Me specialistin e fushës sizmike, inxhinierin e ndërtimit, Besnik Halili
Nëse dëshironi objekte të sigurta që garantojnë qëndrueshmëri të lartë ndaj dridhjeve sizmike, atëherë kërkoni projektet e inxhinierit shqiptar, Besnik Halili
Besniku është inxhiner i ndërtimit, i specializuar në fushën sizmike. Konstruksionet që ai i projekton, garantojnë një qëndrueshmëri të lartë të objekteve në raste të aktivitetit sizmik. Studimet e tij rigoroze, veçmas në fushën sizmike, të përfunduara me master në Universitetin e Maqedonisë “Kiril dhe Metodi”, në Shkup -një vend i njohur për rrezikshmërinë e lartë të termeteve, i ka avancuar me specializim në Universitetin e Lucernit, në Zvcër.
Para një viti ai ka themeluar kompaninë e projektimit dhe mbikëqyrjes, me emrin “Halili + Partner, Ingenieure und Planer” me seli në Balzers të Lichtensteinit dhe në Opfikon të Cyrihut. Kompania po rritet me hapa të shpejtë, kurse ai po bëhet gjithnjë e më i kërkuar në tregun e ndërtimtarisë. Besniku është njëri nga ata inxhinierë që ka kaluar një rrugë të vështirë, madje shumë të vështirë për të realizuar ëndrrën e tij. Kohën më të mirë të rinisë së tij e ka kaluar i mbyllur mbi libra e duke studiuar. Inxhinieri ambicioz i takon gjeneratës së artë të periudhës 2000-2004 të gjimnazistëve të kolegjit turk në Shkup, “Yahya Kemal College”. Nga kjo gjeneratë kanë dalë disa nga emrat më të njohur të jetës publike në Maqedoninë Veriore dhe Besniku është njëri ndër ta. Por, ai, ëndrrën e tij e ka ndjekur në Zvicër, duke marrë një rrugë tejet sfiduese.
Fillimet e tij në Zvicër
Ata që sot e njohin dhe punojnë me Besnikun, mund ta përshkruajnë atë si një djalë i hareshëm, që e njeh profesionin e tij deri në detajet më të vogla. Me njohuritë e tij të thella në inxhinieri të ndërtimit, ai i kishte bindur edhe kompanitë më të njohura të arkitekturës në Zvicër dhe Lichtenstein, madje, qysh në fillim të ardhjes në Zvicër, ende pa mësuar mirë komunikimin në gjuhën gjermane.
“Punëdhënësi im i parë ishte firma e madhe “Vogt Gruppe” me rreth 250 punëtorë. Kjo firmë përbëhej nga pesë kompani; si projektim, ndërtim, elemente të prefabrikuara, materiale dhe prodhimin e betonit”. Pas dy viteve ekseperiencë pune, në vitin 2016, ai i kërkon kompanisë ta lirojë nga puna për të vazhduar specializimin e termeteve ose teorinë jolineare, në Universitetin e Lucernit. “Ata, përveç që më përkrahën, morën përsipër edhe koston e të gjitha shpenzimeve ,me kushtin që mos të largohesha në tre vjetët e ardhshëm”.
Kështu, ai brenda një periudhe të shkurtër, kishte realizuar mbi 45 projekte dhe bashkë me Thomas Vogt – i cili është mjaft i njohur në Zvicër dhe Lichtenstein – ishte pjesëmarrës në 20 projekte të tjera.
Merr mësime nga profesorë eminentë të Zvicrës
“Në universitetin e Lucernit kisha profesorë eminentë, sikur është Prof.Dr. Alesandra Dacion, që njihet si pionieri i parë në fushën e teorisë jolineare në ETH Zürich bashkë me Prof. Dr. Hugo Bachman. Kjo për mua ishte një kënaqesi shpirtërore që më jepte energji të punoja nganjehëre bile deri në 15 orë ”, kujton ai.
Qëllimi i Besnikut ishte të bëhëj partner ose udheheqës i kompanisë ku punonte, por kjo mundësi nuk iu dha. Kështu, ai jep dorëheqje dhe regjistron kompaninë e tij “Halili + Partner, Ingenieure und Planer” në Opfikon në Cyrih dhe Balzers të Lichtensteinit. “Kompaninë e hapa në dhjetor të vitit 2019 dhe projekti i parë që më ështe besuar, është nga Rilind Shkodra me kompaninë home-life.ch, i cili më dha shumë perkrahje dhe kështu theva barrierën e frikës” kujton Halili.
Besniku ka nënshkruar 24 kontrata pune brenda një periudhë njëvjeçare të themelimit të firmës projektuese “Halili + Partner, Ingeniueure und Planer”.
Inxhinieri me prejardhje nga Gostivari nuk bën kompromis në profesionin e tij, mirëpo është i drejtë, i sinqertë, i thjeshtë dhe komunikues me arkitektët. “Të duash atë që e prodhon, të jesh ambicioz, menaxhues i mirë dhe të ofrosh zgjidhje për çdo problem, është çelësi i suksesit”, thotë ai.
Si funksionin “Halili + Partner, Ingenieure und Planer” dhe çfarë projektesh ka inxhinieri Besnik Halili
Aktualisht kam pesë të punësuar dhe si themelues kam një platformë që jam duke e ndërtuar, gjë që nuk është aspak e lehtë. Ka aq shumë presion mbi mua për ta bërë atë të funksionojë, kështu që të mbetesh pozitiv, kjo është pjesë dhe parcelë e të qenit CEO.
Njëkohësisht jam edhe partner në kompaninë ku isha dikur i punësuar në “IPB Planungen. Gjithashtu ushtroj edhe detyrën këshilltarit të jashtëm në kompaninë “Drytechswiss” për konstruksione të projektuara për mbrojtje nga uji me barriera të larta dhe kanale për injektim. Projektet që ne projektojmë me firmën “HALILI+PARTNER, INGENIEURE UND PLANER” janë shërbime inxhinierike në ndërtimin e lartë dhe ndërtimin e ulët. Projektet janë: Ndërtesa të reja, rindërtim, sanim apo shndërrime të strukturave ekzistuese, siguria e tërmetit, elemente të parafabrikuara, gjeoteknike, barriera speciale për ndërtesat e reja, dhe që janë të ndërtuara prej materialit betoni të armuar, betoni të paravendosur (para-stresim), tullave, çelikut, aluminit, drurit, qelqit dhe lamellave CFRP.
SCHWEIZ
[email protected]
M +41 79 234 54 54
Thurgauerstrasse 117
8152 Opfikon | Zürich
LIECHTENSTEIN
M +41 79 234 54 54
T +423 388 08 48
Kanalstrasse 7
9496 Balzers | FL
Zvicra është vend i dijes dhe i veprave të mëdha
Tema e diplomës ishte një pilotprojekt “Prototipi i banesave kolektive” për të cilën mora shumë lëvdata dhe u zgjodh si tema me detajet më të mira që ishte shkruar nga katedra e metaleve dhe katedra e dinamikës, respektivishte teorisë jolineare, por nuk e zgjodhën temë të vitit 2009, kujton Besniku.
Pas diplomimit dhe magjistraturës në Universitetin e Maqedonisë, “Kiril dhe Metodi, Fakulteti i Ndërtimtarisë” në Shkup, ai duhej të merrte një vendim për të ardhmen e tij. Me përgatitjen profesionale që kishte, Besniku mund të sistemohej në një vend pune të mirë në Maqedoni. “Kisha marrë ofertë të punoja si inxhiner i ndërtimit ose të merrja një pozicion të lartë politik, në Ministrinë e Lidhjes dhe Transportit, në sektorin e urbanizmit. Gjithashtu mund të filloja edhe si asistent në Universitetin e Tetovës, por nuk pranova asnjërin vend pune, i lashë të gjitha dhe u përqendrova në Zvicër, se këtu e shihja ardhmërinë time”, tregon Besniku, dhe vazhdon: Zvicra është vend i dijes dhe i veprave të mëdha. Arkitektura dhe objekte të veçanta; zhvillimi i lartë urban, kulturë pune e bashkëjetese. Gjatë gjithë kohës mendoja çfarë është ky popull i veçantë dhe me fuqi të lartë ekonomike! Si e bëjnë, si ia dalin, pyesja veten. Te ky popull kisha parë një dëshirë të madhe për efektet arkitektonike në formë urbane. Këta janë projektues që i kushtojnë shumë rëndësi të kaluarës dhe duan t’u lënë diçka brezave të rinj. Krijova një bindje se këtu mundë ta ushtroja profesionin në atë mënyrë që unë dëshiroja; në mënyrën perfekte. Me të mbaruar studimet e magjistraturës, unë braktisa menjëherë Shkupin dhe u vendosa në Zvicër”.
Bekim Dalipi
Profili i kompanisë
- Adresa: Thurgauerstrasse 117
- Tel: 079 234 5454
- Web: www.hp-ing.ch
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve