Shkurt.ch

Më shumë të drejta për etërit e shkurorëzuar

Pritet të ndodhë që në ligj së pari të futet e drejta e kujdestarisë dhe më pastaj ajo e alimentacionit

 

Protesta për të drejtën e kujdestarisë për fëmijë, e zhvilluar nga  organizatat që mbrojnë të drejtat e baballarëve dhe të burrave duket se është kurorëzuar me sukses. Kjo del nga premtimi që dha ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, pas debatit që pati me përfaqësues të mbi 30 organizatave të grave, etërve, burrave dhe fëmijëve.

 

Ajo u pajtua që, ndryshe nga sa ishte planifikuar më parë, e drejta e kujdestarisë të mos futej në ligj paralelisht me të drejtën e mbajtjes (alimentacionit). Pritet të ndodhë që në ligj së pari të futet e drejta e kujdestarisë dhe më pastaj ajo e alimentacionit.

 

Me këtë, do të përfitojnë etërit e ndarë, të cilët ankohen për trajtim të pabarabartë në krahasim me gratë.

Të gjithë pjesëmarrësit e debatit u pajtuan se në ligj duhet të theksohet e drejta e të dy prindërve për kujdestari mbi fëmijët e tyre të përbashkët.