Shkurt.ch

Më shumë shtetas të “shteteve të reja” të BE-së

Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike dhe uljes së shkallës së papunësisë në Zvicër

Duke filluar nga maji i këtij viti, liria e plotë e lëvizjes së personave prandaj edhe e punës është zgjeruar edhe për shtetasit e shteteve të reja të BE-së si: Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Çekia. Kjo është reflektuar shumë shpejtë edhe në treguin zviceran të punës.

Sipas monitorit më të ri të migracionit, të përpiluar nga Zyra Federale për Migracion, numri i shtetasve të vendeve të Evropës lindore është rritur në mënyrë mbiproporcionale në tregun e këtushëm të punës.

Në periudhën maj 2010-maj 2011 pothuajse është rritur dukshëm numri i shtetasve të vendeve të përmendura që kanë fituar një leje qëndrimi në Zvicër. Kështu, përderisa në majin e vitit 2010 një leje të tillë e kishin marrë 122 persona, një vit më vonë kjo shifër ka qenë 989, shkruan swissinfo.ch.

Numri i të ardhurve nga tetë vendet e reja të BE-së në majin e kaluar ka qenë për 18 për qind më i lartë se ai i i një viti më parë. Por po ashtu edhe numri i shtetasve të 17 vendeve “të vjetra” të BE-së ka shënuar një rritje prej 16.2%.

E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike dhe uljes së shkallës së papunësisë në Zvicër. Shkalla e papunësisë këtu në majin e vitit 2010 ka qenë 3.8 ndërsa një vit më vonë ajo ka rënë vetëm 2.9%.