Lajme

Më shumë se gjysma e zviceranëve, kundër shtimit të fondeve për ushtrinë

Ndërsa disa ligjvënës kanë bërë thirrje për më shumë para për t’u ndarë për ushtrinë, 54 për qind e popullsisë së Zvicrës kundërshtojnë financimin e mëtejshëm, tregon një sondazh i ri, përcjell albinfo.ch.

Nga ana tjetër, 12 për qind janë në favor të dërgimit të trupave luftarake në Ukrainë, 35 për qind thonë se mbështesin ndihmën teknike për ushtrinë ukrainase dhe 29 për qind janë në favor të patrullimeve në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë.