Bota

Më shumë se gjysma e gjermanëve do të emigronin me kënaqësi, ja tri shkaqet

55 përqind e të pyeturve në një anketë në Gjermani janë përgjigje se do emigronin me kënaqësi nga vendlindja.

55 për qind e të pyeturve në një anketë në Gjermani janë përgjigje se do të emigronin me kënaqësi nga vendlindja. Një pjesë e konsiderueshme, bile përgjithmonë. Kjo lidhet kryesisht për tri arsye, shkruan e përditshmja konservatore “Die Welt”.

“E para, ata duan më pak stres dhe më shumë qetësi (38 për qind), e dyta, një kualitet më të lartë jetësor (33 për qind) dhe së treti, një klimë më të mirë (31 për qind): më shumë se gjysma e gjermanëve do të largoheshin për një kohë të pacaktuar ose përgjithmonë nga Gjermania”, përcjell albinfo.ch. “Jo më pak se një e treta e këtij grupi do të largoheshin edhe përgjithmonë nga Gjermania”.  

Kjo përqindje më e lartë është te të vjetrit, kurse të rinjtë e moshave 18 deri 24 vjeç do të largoheshin vetëm për pak vjet larg Gjermanisë.