Bota

Më shumë se 300,000 emigrantë janë punësuar në Gjermani

Më shumë se 300,000 emigrantë janë integruar deri tani në tregun e punës në Gjermani. “Sipas statistikave të fundit, rreth 300,000 emigrantë janë punësuar, pothuajse 100,000 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo është më shumë se sa pritej”, thanë autoritetet, përcjell albinfo.ch.

480,000 emigrantë të tjerë janë në kërkim aktiv për punësim. Njohja e gjuhës gjermane mbetet kriteri më i rëndësishëm në integrimin mesatar të tregut të punës. Përveç kësaj, refugjatët e rinj kanë shansin më të madh për punësim.

Afërsisht 1.4 milion refugjatë mbërritën në Gjermani në valët e migrimit të rrezikshëm nga 2015 – 2017.