Lajme

Më shumë se 2 milionë vaksina të kryera në Austri

Ndonëse numri i infeksioneve të reja në Austri vazhdon të jetë i madh, në anën tjetër shteti austriak ka ndezur “turbon” për vaksinimin e popullatës. Vetëm gjatë ditës së premte, më shumë se 70 mijë persona janë vaksinuar, shkruan albinfo.at

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar një rekord të ri të vaksinimit në luftën kundër koronavirusit. Të premten, 77,736 persona janë vaksinuar në Austri, shifër kjo e cila tejkaloi ndjeshëm nivelin e mëparshëm ditor të ditës së enjte, kur për herë të parë tejkaloi numrin e 60,000 vaksinave të dhëna brenda një dite. Të shtunën Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tash janë kryer rreth 2.025 milionë vaksina anti-Covid  në Austri, njofton krone.at, përcjell albinfo.at.

Fokusi vazhdon të qëndrojë te personat mbi  moshën 65 vjeç

Nga 77,736 personat e vaksinuarve gjatë ditës së  premte, 45,359 persona kishin marrë dozën e parë të vaksinës mbrojtëse, 32,377 kishin marrë tashmë të dytën, e nevojshme për imunizimin e plotë. Persona mbi moshën 65 vjeç, 43.17 për qind kanë marrë thurjen e parë.

Fushata austriake e vaksinimit aktualisht po përqendrohet në këtë grupmoshë dhe tek pacientët me rrezik të lartë.

Megjithatë, numri i infektuarve mbetet i lartë

Në 24 orët e fundit (që nga e shtuna, ora 9.30 e mëngjesit), saktësisht janë regjistruar në Austri 3.139 infeksione të reja. Numri i pacientëve me kujdes intensiv po rritet gjithashtu.

Në anën tjetër, një studim i publikuar gjatë ditës së premte, tregoi se gjysma e popullatës në Austri, pra çdo i dyti, nuk ka bërë asnjëherë test të koronavirusit apo shumë rrallë, edhe pse të gjitha janë falas dhe testimi dhe rezultati mund të dal brenda 15 minutave.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së premte, vaksinën e ka marrë edhe presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.