Lajme
Më shumë se 190 të arrestuar në Francë gjatë operacionit anti-drogë
Si pjesë e një goditjeje të gjerë kundër drogës, policia fraceze arrestoi të hënën më shumë se 190 persona.
Bastisjet, presidenti i Francës, Emanuel Macron, i përshkroi si “të paprecedentë”, transmeton Albinfo.ch
Gjatë operacionit të gjerë anti-drogë të koordinuar, sipas policisë, u sekuestruan rreth 25 kilogramë kanabis dhe mbi një kilogram kokainë.
Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, tha se oficerët kontrolluan rezidenca, rrugë dhe autostrada në qytetet veriore të Lille, Villeneuve-d’Ascq dhe Roubaix.
“Autoritetet do të vazhdojnë bastisjet “për të goditur shumë fort”, tha ai.
Darmanin tha se 15,000 policë, xhandarë dhe zyrtarë doganorë mobilizoheshin çdo javë për punën.
Mbi 20 kilogramë drogë të paspecifikuar, 385 mijë euro dhe katër armë janë sekuestruar gjatë tre ditëve të para të operacionit./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik