Fotolajmi
Rritet numri i viktimave në shpërthimet në Stamboll
Të paktën 38 njerëz kanë vdekur në shpërthimet natën e shtunë në Stamboll të Turqisë, transmetojnë mediat turke. Reuters ka raportuar 13 të vdekur dhe televizioni turk NTV raportoi se përveç viktimave, raportohen 38 të plagosur.
Dy shpërthime të fuqishme tronditën Stambollin të shtunën në mbrëmje në afërsi të arenës “Vodafone”, në pjesën evropiane të qytetit. Raportet thonë se viktimat ishin kryesisht oficerë policie.
Sipas njohurive të tanishme, në shënjestër të sulmit të një makine bombë ishte autobusi që bartte policë për të siguruar ndeshjen e futbollit mes Beshiktashit dhe Bursa (2:1), e cila përfundoi me shpërthime.
Turqia përballet me një varg sulmesh terroriste, të cilat i marrin përsipër militantët islamikë të ISIS-it dhe kurdët. Në qershor, të paktën 41 persona u vranë dhe rreth 240 janë plagosur në një sulm në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët