Uncategorized
14 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësi tjetër
Numri më i madh i qytetarëve – 1621, të cilët kanë sjellë vendim të marrin nënshtetësi tjetër, ka qenë në vitin 2018, derisa numri më i vogël i heqjes dorë nga shtetësia maqedonase është vërejtur në vitin 2011. Në të shumtën e rasteve, arsyet pse qytetarët heqin dorë nga pasaporta maqedonase është se disa shtete nuk lejojnë që një qytetar të ketë dyshtetësi.
Në dekadën e kaluar, gjithsej 14.076 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia maqedonase me qëllim që të pajisen me pasaportë të një vendi tjetër. Numri për çdo vit rrjedh nga 1000 deri në 1700 persona. Numri më i madh i qytetarëve, ose më saktësisht 1621 që kanë marrë vendim të pajisen me shtetësi tjetër – është në vitin 2018, derisa numri më i vogël është vërejtur në vitin 2011. Sociologu Ali Pajaziti thotë se numri është shqetësues, dhe kjo për shkak se njerëzit janë lodhur duke pritur të përfundojë tranzicioni në vendin tonë. Sipas tij, skandalet korruptive, padrejtësia sociale dhe mjerimi në shumë fusha, kanë bërë që njerëzit të heqin dorë vullnetarisht nga shtetësia e këtij vendi.
“Kjo dukuri është pasojë e deprimimit të qytetarit të RMV-së, në veçanti të popullatës juvenile (rinore) me kushtet dhe cilësinë e jetesës që ofron kjo shoqëri dhe ky shtet që për 30 vite është në një gjendje traumatike, duke pritur të përfundojë tranzicioni dhe të bëhet një shtet normal, me kushte të mirëfillta për jetesë. Kurba e njerëzve të pakënaqur sa shkon e rritet kur vërejmë skandale, afera korruptive, padrejtësi sociale, shkollim jocilësor, mjerim në shumë fusha të jetës”, shprehet Pajaziti. Me Regjistrimin që pritet të zbatohet në muajin prill, pritet të merret vesh numri i saktë se sa persona në ndërkohë janë larguar nga vendi. Enti Shtetërorë për Statistika do të mundësojë aplikacion për vet-regjistrim të personave të cilët gjinden jashtë territorit të vendit. Aplikacioni në fjalë do të jetë funksional nga data 1 mars deri më 21 prill, ndërsa në të nuk do të mund të ketë qasje personi i cili ndodhet në vend.
Sociologu Pajaziti, mes tjerash, thotë se kushtet për që njerëzit ti realizojnë ëndrrat e tyre në një vend me korrupsion të lartë janë të pakta, andaj sipas tij kokat kreative shkojnë në ato vende ku çmohet dija dhe jo anëtarësimi në ndonjë parti politike. “Dimensionet që dita ditës bindin njerëzit të thonë ‘s’shkon më kështu’ po zgjerohen dhe kështu Evropa dhe vendet perëndimore shihen si një tokë e premtuar për çdo njeri që i takon një kategorie që s’e duron dot mediokritetin dhe shkeljen mbi dinjitetin nga një klikë që mban në duart e veta timonin e partive dhe të ‘shtetit të kapur’ apo të privatizuar. Kushtet për vetërealizim në një shoqëri të korruptuar janë shumë të pakta, minimale, andaj kokat kreative shkojnë atje ku çmohet dija dhe shkathtësia jo anëtarësimi dhe partiakësia”, ka deklaruar për KOHA, Ali Pajaziti, sociolog.
Sipas të dhënave të fundit nga EUROSTAT-i, vazhdimisht po rritet edhe numri i lejeve për qëndrim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në vendet e BE-së. Nga rreth 10.000 në vitin 2013, numri në vitin 2018 ka arritur deri më 25.000 qytetarë. Ndërsa sipas agjencisë evropiane të statistikave në Union, më shumë shtetësi janë kërkuar në vitin 2016, ose rreth 9000. /koha.mk
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane