Lajme

Më shumë se 100 të huajve u është refuzuar hyrja në Zvicër më 2020

Zyra Federale e Policisë (Fedpol) lëshoi gjithsej 167 ndalime hyrjeje në vitin 2020, sipas raportit të saj të ri vjetor, transmeton albinfo.ch.

Janë lëshuar 144 ndalime hyrëse për terrorizëm krahasuar me 65 në 2019-ën.

Katër ndalesa hyrëse u shqiptuan në lidhje me krimin e organizuar, krahasuar me 12 në 2019-ën.

19 ndalime hyrëse janë lëshuar nga Shërbimi Informativ, krahasuar me 70 në 2019-ën.

Tri dëbime u urdhëruan gjithashtu në vitin 2020, persona këta që ishin joligjshëm në Zvicër. /Albinfo.ch