Numri i kërkesave të pranuara për azil në Austri ka arritur një nivel rekord, prej më shumë se 100 mijë sosh.
E përditshmja vjeneze “Estereich” njoftoi se deri në fund të nëntorit kanë aplikuar për azil gjithsej 101.431 persona, që është numri më i lartë në 66 vjetët e fundit.
Një numër më i madh i kërkesave të dorëzuara për azil në Austri është regjistruar për herë të fundit në vitin 1956, kur janë dorëzuar 170,679 kërkesa.