Fotolajmi

Më shumë se 10 mijë fëmijë refugjatë, të zhdukur në Evropë

Mijëra fëmijë të refugjatëve, të cilët arritën në dy vjetët e fundit në Evropë, sipas agjencisë evropiane Europol nuk kanë lënë gjurmë.

Më shumë se 10.000 fëmijë të pashoqëruar të refugjatëve, sipas Europolit, në 24 muajt e fundit u zhdukën në vendet evropiane, vetëm 5000 prej tyre në Itali. Autoritetet policore evropiane kanë frikë se disa prej tyre mund të jenë viktima të trafikantëve.

Një zëdhënës ka konfirmuar shifrat e publikuara për javoren britanike “The Observer”, përcjell albinfo.ch.

Sipas shefit të Europol-it, Brian Donald, fëmijët kanë humbur plotësisht, pasi ata ishin regjistruar nga autoritetet.

Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë kanë ardhur në Evropë në vitin e kaluar, sipas vlerësimeve nga Europol, 270.000 prej tyre janë fëmijë.

“Jo të gjithë prej tyre janë të pashoqëruar, por ne kemi dëshmi se një pjesë e madhe e tyre mund të jetë të pashoqëruar”, tha Donald.

Europol është shqetësuar në lidhje me “infrastrukturës kriminale”

Trafikantët janë specializuar në abuzimin e emigrantëve të paligjshëm për punë skllavëruese ose prostitucion.
Ndërkohë, burgjet, veçanërisht në Gjermani dhe Hungari, ishin plot me të burgosur, të cilët përfituan nga kriza e refugjatëve nga aktivitetet e tyre kriminale.