Gjuha

Më shumë nxënës në shkollat shqipe në Austri

Në Austri janë rreth 13 560 nxënës shqiptarë. Prej tyre shqip mësojnë vetëm 2100 nxënës në tërë vendin

Shtatori është koha e fillimit të mësimit dhe formimit të  grupeve mësimore për gjuhët amtare, edhe në gjuhën shqipe. Në të gjitha shkollat prindërit mund të kërkojnë formularin për gjuhën shqipe. Kjo është e drejtë e garantuar me ligj dhe duhet shfrytëzuar nga prindërit që t’i mundëson fëmijës së tij vijueshmërinë.  Në Austri mësimi i gjuhës amtare është i siguruar brenda sistemit shkollor publik dhe nën përkujdesjen e organeve zyrtare përkatëse. Pak vende në Europë e kanë të rregulluar kaq bukur mësimin amtar sikurse është Austria e përcjell nga Suedia, Finlanda dhe disa komuna në Gjermani. Vende tjera mësimi në gjuhën amtare është kryesisht i organizuar dhe financuar nga shoqatat e prindërve.

Prindër, shfrytëzoni mundësitë!

Nisur nga rrethanat e volitshme prindërit do duhej t’i shfrytëzojnë mundësitë e ofruara. Ata duhet më këmbëngulje të kërkojnë që fëmija i tyre të ketë mundësi të mësoj shqip i garantuar sipas ligjit dhe t’i nënshkruajnë fletëparaqitjet (Anmeldung) me kohë, javën e parë.
Të jenë të organizuar, të komunikojnë mes veti edhe me prindër të shkollave afër deri në formimin e grupit prej 12 nxënësve shqiptarë të cilëve u sigurohet mësimi sipas ligjit për gjuhë amtare. Të gjitha kërkesat pastaj janë në varësi të drejtorive, inspektorit. Mësimdhënësi do sigurohet nga këto organe përgjegjëse, tekstet dhe materiali përcjellës.  

Për herë të parë është botuar Abetarja në shqip

Tani janë të siguruara tekstet e reja (19 tekste), falë ndihmës nga miku ynë i madh Dr.Dr.Basil Schader dhe projektit të tij i mbështetur materialisht nga Zvicra dhe nga Ministria e Arsimit dhe Diasporës për të gjitha nivelet mësimore falas.. Ato porositen nga mësuesi në Ministrinë e Mësimit të Austrisë të cilit i dërgohen në shkollë. Në Austri për herë të parë është botuar Abetarja në shqip dhe mësuesi e porositë nga katalogu i teksteve mësimore sipas numrit të nxënësve në shkollë. Të gjitha janë falas. Abetarja dhe Tekst Ushtirimi-1 mund të porositen nga prindërit privatisht, por duhet paguar. Adresa: E.Weber Verlag, Eisenstatdt, përmes internetit direkt (O-line). Kjo abetare është e përshtatshme për nxënësit në diasporë dhe e standardeve bashkëkohore për alfabetiizmin paralel me gjuhën e shkollës dhe është porositur nga shumë vend D,S,B,GBr etj. Info: Datenbank Zürich Zvicer; E.Weber Verlag Austri etj.    

Tekstet janë të hartuara sipas kurrikulës së re mësimore për diasporë nga Ministria e Arsimit të Kosovës dhe tani e bashkuar edhe Ministria përkatëse e Shqipërisë.
 Për informata shtesë prindërit mund të kontaktojnë me mësuesit shqiptarë. Adresat e tyre janë të shënuara në Ambasadën e Kosovës.
Formimi i personalitetit me identitet dhe i kompletuar nuk mund të jetë i plotë pa e mësuar gjuhën e nënës. Nuk mund të jesh shqiptar e të mos flasësh gjuhën shqipe. Gjuha shqipe nuk e pengon integrimin dhe mësimin e gjuhës së shkollës, përkundrazi e ndihmon atë.
    
Vetëm 2100 nxënës mësojnë shqipen në Austri 

Në Austri janë rreth 13 560 nxënës shqiptarë. Prej tyre shqip mësojnë vetëm 2100 nxënës në tërë vendin. Janë të punësuar 24 mësues/e shqiptar. Dy vjetet e fundit kemi një rritje nga 1665 nxënës në 2100. Pritet që këtë vit të kemi rritje të mëtejme kur dihen mundësitë shumë favorizuese, por duhet përpjekja dhe këmbëngulja e prindërve dhe gjithë faktorit shqiptar.