Integrimi
Më shumë mikpritës sesa drejtor
Me 29 vjeç Bardhyl Coli qëndron në krye të një hoteli luksoz në Zvicër
Si tetëvjeçar erdhi nga Kosova në Zvicër dhe ndoçi shkollën për herë të parë këtu. Njëzetë vite më vonë, në qershor 2012, ai u bë drejtor i hotelit superior me katër yje „Waldhotel Davos“. Barhdy Coli është një ndër drejtorët më të rinj të hoteleve luksoze zvicerane, edhe pse edhe në hotele të tjera të nivelit të lartë gjithnjë e më shumë ligjin po e merr në dorë gjenerata e re. Marketingu thjeshtohet duke pasur parasysh faktin se hoteli – atëherë ishte një senatorim mushkërish – ishte shkas për lindjen e romanit „Bregu magjik“ të Thomas Mann-it. Por, me magji s’ka të bëjë fare karriera vetëtimë e drejtorit të ri të hotelit e as rangimi i ngritur i ndërmarrjes. Coli i zellshëm nuk dëshiron ta theksojë posaçërisht as të kaluarën e tij të vështirë si fëmijë i një familjeje me prejardhje shqiptare e as rrugën e rrëpirtë të ngritjes së tij profesionale. Por vlerën e arritjes së tij të jashtëzakonshme për marketingun dhe mediat ai i njeh mirë.
Me qëllim të qartë parasysh
Bardhyl Coli është i vetëdijshëm se ambicja dhe gatishmëria për rezultate e sollën në krye të hotelit në Waldrand në Davos. „Dhe fati ishte natyrisht aty“, shton ai. Pronarin gjerman të hotelit ai arriti ta bindë me pasionin për profesionet e tij, të cilat ai i kupton pakompromis si shërbime. 29 – vjeçari filloi karrierën e tij në vitin 2000 me mësimin e zanatit të shërbimit hotelier. Tri vite shërbeu në këtë zanat dhe njëkohësisht u aftësua më tej për shërbyes verërash. Pastaj absolvoi edhe mësimin e zanatit të dytë si kuzhinier. Nga bodrumi i verërave dhe kuzhina kaloi në recepcionin e një hoteli « wellnes » (« i të niderit mirë ») para se më 2008 ta marrë diplomën e hotelierit në Shkollën e Profilizuar për Hoteleri Belovierpark në Cyrih. Më pastaj ndodhi një transfer jashtë vendit në hotelin « Berlin Mitte » të zinxhirit hotelier NH. Këtu Coli punoi si zëvendësdrejtor dhe ishte përgjegjës për 120 të punësuar.
Në hotelin e vogël „Waldhotel“ me 46 dhoma ai varësisht nga sezoni udhëheq me 35 deri 50 të punësuar. Këtu ka shancin që ta zbatojë filozofinë e tij, thotë drejtori i hotelit. Sharmi i një „boutique- hoteli“ të mundëson që mysafirët, ndryshe nga një hotel i madh, t’i shërbesh individualisht. Ai mbështet në moton e „befasimit të klientit“ , me çka ai synon që hotelin e tij ta lartësojë në krahasim me konkurrencën. Ndoshta për këtë arsye në vizitkartën e tij nuk shkruan „drejtor“, por „mikpritës“. Kjo s’ka të bëjë me servilizëm, thotë Coli. Me këtë ai dëshiron shumë më tepër të sinjalizojë se mysafiri merret seriozisht parasysh me të gjitha dëshirat dhe kërkesat e tij. Vërtet të befasuar janë shumëkush, kur në një hotel luksoz ju qëndron përballë një shefi kaq të ri.(…)
Nga personeli hotelieri i ri, i vendosur dhe dinamik kërkon shumë. Secili në domenin e vetë të përgjegjësisë duhet të tregohet si mikpritës.Qëllimi është „të ofrohet shërbim personal dhe komoditet i shkallës më të lartë“. Kështu dhe në fjalë të ngjashme shkruan edhe në fletëpalosjet me vizionin e hotelit, parimete tij bazë dhe parimet e mënyrës së udhëheqjes së tij, të cilat mund t’i marrë në xhep edhe secili mysafir i hotelit. Që Coli dhe ekipi i tij që në viin e parë patën sukses me këtë kredo nuk flet vetëm numri i shtuar i mysafirëve. Në rangimin e 100 hoteleve më mikpritës të Zvicrës, hoteli „Waldhotel“ renditet i 9-ti në kategorinë e tij. (…)
„waldhotel“ nuk dëshiron t¨mbetet i veçantë vetëm përmes të kalures së tij me senatoriumin apo të Thomas Mann-it, por në radhë të parë përmes mikpritjes së tij.
Përkthimi nga NZZ: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës