Shkurt.ch

Më shumë lidhje interneti se banorë në botë

Në vitin 2011 në botë për herë të parë ka pasur më shumë mjete teknike me qasje në internet se sa banorë. Është fjala për laptopë, kompjuterë dhe telefona mobilë që lidhen me internet. Mirëpo kjo lidhje dhe kjo shumësi mjetesh është e shpërndarë në mënyrë jo të drejtë.

Mjetet teknike në fjalë janë më të përqendruara në vendet e pasura, njofton në një raport të saj ITU, organizata botërore për telekomunikacion. Kështu në shtetet e varfra si Burundi për shembull, vetëm 1 për qind të njerëzve kanë qasje në internet. Një numër shtetesh kanë tashmë qasje edhe në rrjetin broadband  networks.

Sa i përket pajisjes me këtë rrjet, Zvicra mban vendin e tretë në botë, menjëherë pas Lihtenshtajnit dhe Monakos.