Shkurt.ch

Më shumë blerës të veturave

Rekord në shitjen e automjeteve është shënuar në tremujorin e parë të këtij viti në Zvicër

Për shkak të kursit të dobët të këmbimit të euro, importuesit kanë joshur blerësit në garazhet e tyre me automjete më të lira. Megjithatë tregtarët janë skeptik. 

Sipas statistikave të “EurotaxGlass’s” prej janarit deri në fund të marsit të këtij viti janë shitur 79 130 automjete të reja, 8.6 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe gjetën blerës edhe 206 107 automjete në zbritje, 3.6 për qind më shumë se vitin 2011,  njofton “EurotaxGlass’s

Kriza në eurozonë ka bërë të ulen çmimet e shitjes së automjeteve në mesatarisht për 15 për qind në Zvicër.

Ekspertë të industrisë së veturave thonë se çmimet e ulëta të veturave  do të për një kohë.