Fotolajmi
Me sëpatë sulmohen pasagjerët në një stacion treni
Së paku katër vetë u plagosën, sipas mediave gjermane, ndërsa policia arrestoi dy sulmuesit.
Katër persona kanë sulmuar sot me një sëpatë kalimtarët e rastit në stacionin e trenit në Düsseldorf, raporton Bildi gjerman.
Së paku katër vetë u plagosën, sipas mediave gjermane, ndërsa policia arrestoi dy sulmuesit me sëpatë. Disa media gjermane njoftojnë se të paktën dy sulmues kanë ikur, por ky informacion nuk është konfirmuar.
Bild shkruan se një numër i policëve u vendosën rreth stacionit. Agjencitë botërore kanë raportuar se trafiku hekurudhor është i bllokuar dhe trenat nuk ndalojnë në stacionin kur ndodhi sulmi.
Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar se në Düsseldorf është duke u zhvilluar një aksion i madh policor me automjete dhe helikopterë. Nuk ka detaje për sulmuesit e dyshuar dhe motivet e sulmit, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit