Integrimi
Më së shumti kërkesa për azil, nga Shqipëria
Më së shumti azilkërkues vijnë nga shtetet ballkanike, gjithsej 33 veta ndërsa numrin më të madh prej të gjithëve e përbëjnë shqiptarët, ose 11 sish
Në Luksemburg gjatë muajt shkurt ka pasur më pak azilkërkues se një muaj më parë. Gjithsej 71 persona kanë kërkuar azil në shtetin e vogël të Beneluksit gjatë shkurtit, ndërsa në janar kishin qenë 82. Më së shumti azilkërkues vijnë nga shtetet ballkanike,gjithsej 33 veta ndërsa numrin më të madh prej të gjithëve e përbëjnë shqiptarët, gjithsej 11 sish, bën të ditur Ministria e Jashtme e këtij vendi.
Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2012 rënie është edhe më e theksuar. Atëbotë ishin shtruar 133 kërkesa për azil.
Nga e gjithë Azia janë regjistruar 16 kërkesa ndërsa nga Afrika 22 sish.
Gjatë muajit shkurt statusi i refugjatit u është pranuar vetëm dy personave, ndërsa 72 të tjerëve u është hedhur poshtë kërkesa për njohje. 100 persona janë dëbuar në vendet e prejardhjes.
Gjatë vitit 2012 në Luksemburg kanë kërkuar azil 2056 persona.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











