Gjuha

Me romanin e tyre, nxënësit gjermanë ndihmojnë fshatin SOS në Kosovë

Ata kanë vendosur që fitimin nga libri t`ia falin fshatit të fëmijëve në Kosovë (SOS Kinderdorf). Për këtë fshat përkujdeset ish boksieri i famshëm nga Kosova Luan Krasniqi

 

Nxënësit e klasës 6e të një shkolle në Rottweil kanë shkruar së bashku një roman kriminalistik ndërsa për ta realizuar këtë projekt interesant kanë pasur ndihmën e mësuesit të tyre Uwe  Ortwich i cili gjatë kohës së lirë shkruan tregime kriminalistike, shkruan schwarzwalderbote.de.

Por, ajo që e bën interesant për shqiptarët nuk është rrëfimi i romanit sa dedikimi që ia kanë bërë nxënësit autorë, librit të tyre.

Ata kanë vendosur që fitimin nga libri i cili tashmë është i disponueshëm online dhe në letër, t`ia falin fshatit të fëmijëve në Kosovë (SOS Kinderdorf), transmetonalbinfo.ch.. Për këtë fshat përkujdeset ish boksieri i famshëm nga Kosova Luan Krasniqi.

Romani është fryt i angazhimit të shumë nxënësve të klasës 6e, mësuesit të letërsisë, mësueses së artit, drejtorit të shkollës etj.

Ndërsa ideja me ndihmën për fëmijët e Kosovës ka ardhur pas kontaktit me Luan Krasniqin. Mësuesi Ortwich në kuadër të lëndës për kompetencën sociale ua ka prezantuar boksierin e famshëm si model të suksesit.

Nxënësit i kanë shkruar një letër boksierit që jeton në qytetin e tyre, i cili nuk ua ka vonuar përgjigjen, përcjellalbinfo.ch. Veç kësaj, Luani ua ka dërguar edhe një autograf, i cili i ka gëzuar shumë nxënësit, thotë Ortwich me krenari.

Kush interesohet për përmbajtjen e librit dhe dëshiron të ndihmojë fshatin kosovar të fëmijëve, këtë mund ta bëjë duke blerë librin elektronik që gjendet në faqen e internetit të shkollës reale të Rottweilit. Ai kushton 0.99 euro.