Zhvillim

Me përkrahjen zvicerane, mbahet Akademia Verore Evropiane e Muzikës 2016

Akademia e Muzikës - ESMA 2016 është nën udhëheqjen artistike të z. Desar Sylejmani dhe organizohet në bashkëpunim me GjakovaBasel, si implementues lokal

Pas katër edicioneve të suksesshme që nga viti 2012 në Prishtinë, Akademia Verore Evropiane e Muzikës apo ESMA do të mbahet për herë të parë në Gjakovë nga data 8 deri më 17 korrik. Ky edicion i 5-të i ESMA-s po realizohet falë mbështetjes së shumë  ambasadave evropiane në Kosovë, mbështetjes së madhe të komunës së Gjakovës, partnerëve lokal, sponzorëve dhe fondacioneve private nga Baseli, Zvicër, bëhet e ditur në buletinin më të ri të shoqatës GjakovaBasel

120 muzikantë të rinj do të kenë rastin të studiojnë me profesorë të njohur evropianë dhe të takohen me bashkëmoshatarët e tyre nga shtete të ndryshme.

Akademia e Muzikës – ESMA 2016 është nën udhëheqjen artistike të z. Desar Sylejmani dhe organizohet në bashkëpunim me GjakovaBasel, si implementues lokal. Për më tepër vizitoni webfaqen: http://www.european-music-academy-ks.com/

Ekipi realizues GjakovaBasel në krye me Malush Tullumi, Georg Fankhauser, Diana Nokaj, Lekë Zherka dhe Dorothea Fankhauser po përjeton një muaj intensiv dhe po bën gjithçka që ky edicion të jetë i suksesshëm për të gjithë pjesmarrësit dhe publikun