Shkurt.ch

Më pak turistë në Zvicër

Numri i bujtjeve në Zvicër në muajin gusht ka shënuar rënie vjetore për 3.6 për qind.

Në raport si arsye për reduktimin e numrit të turistëve është përmendur frangu i fortë kundrejt euros.

Tendenca e rënies së numrit të turistëve të huaj në Zvicër ka qenë e pranishme që nga janari i këtij viti, kur Banka Nacionale e Zvicrës vendosi që të heq dorë nga kursi fiks në krahasim me euron.