Bota

Më pak të papunë në Austri

Situata në tregun e punës në Austri gjatë prillit ngadalë ishte përmirësuar dhe papunësia ka rënë 2.6 për qind, thotë Ministria e Punës në këtë vend.

Në fund të prillit zyrat e punësimit kanë raportuar 413.680 të papunë, që është 2.6 për qind më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

Shkalla e papunësisë në nivel vendi ka shënuar rënie në 8.6 për qind.

Sipas Eurostat, shkalla e papunësisë në Austri ishte 5.9 për qind, dhe është nën mesataren e BE-së, e cila është tetë për qind.