Shkurt.ch
Më pak miliarderë në Zvicër
Sipas revistës prestigjioze amerikane „Forbes", në Zvicër është zvogëluar numri i miliarderëve
Klubit të miliarderëve në botë i janë shtuar edhe 200 të tjerë duke rritur numrin në 1210 persona. Sipas revistës prestigjioze amerikane „Forbes”, në Zvicër është zvogëluar numri i miliarderëve.
Prej 11 sa ishin më herët, numri ka rënë në 9 miliarderë me pasaportë zvicerane. Në listën e miliarderëve të viti 2010, nuk figuron më themeluesi i Swatsch-it, Nicolas Hayek , i cili vdiq vitin e kaluar, po ashtu edhe Bahaa Hariri, një banor dhe investitor në Gjenevë, të cilët radhiten si shtetas libanez.
Më i pasuri në Zvicër mbetet shefi i koncernit Biotec „Serono”, Ernesto Bertarelli me një pasuri 10 miliardë dollarësh. Numrin dy, në listën zvicerane të pasurve është Hansjörg Wyss, shefi i Koncernit Medicinal “Synthes” me 6,4 miliardë.
Dy herë në listën e më të pasurve zviceranë figuron familja zvicerane Schmidheiny, në njërën anë, Thomas Schmidheiny, aksionari më i madh i Koncernit të çimentos “Holcim”, me 4.8 miliardë, ndërsa në anën tjetër financieri dhe investitori Stephan Schmidheiny, me një pasuri të llogaritur me 2.9 miliardë dollarësh.
Rusia tash ka më shumë se 100 miliarderë
Ndryshe sipas Revistës “Forbes”, Rusia tash ka më shumë se 100 miliarderë dhe se më shumë miliarderë jetojnë në Moskë se në çdo qytet tjetër të botës. Në raportin vjetor për njerëzit më të pasur në botë, “Forbes” shkruan se numri i miliarderëve në Rusi ka shkuar në 101 nga 65 sa ishte vitin e kaluar.
Vetëm në Moskë jetojnë 79 miliarderë, shkruan revista amerikane, sipas së cilës, miliarderët rusë tash përbëjnë një të tretën e e miliarderëve në Evropë. “Forbes” thotë se Kina tash ka 115 miliarderë, ndërsa SHBA kanë 413 miliarderë.
Në New York jetojnë 58 miliarderë.
Sipas revistës, tash në botë ka gjithsejtë 1.210 miliarderë. Prej tyre, më i pasuri është Karlos Slim nga Meksika, i cili këtë kurorë arriti ta mbajë për të dytin vit me radhë, duke pasur në pronësi një pasuri prej 79 miliardë dollarësh.
I dyti në listë është Bill Gejts, themelues i Microsoftit, me një pasuri prej 56 miliardë dollarësh, kurse në vendin e tretë është ranguar investitori Uarren Bufet, me 50 miliardë dollarë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?