Uncategorized
Më pak emigrantë në Britaninë e Madhe
Rënia kryesisht është shpjeguar nga pasiguria rreth statusit të ardhshëm të shtetasve të BE-së në Britani pas Brexit
Numri i emigrantëve në Britaninë e Madhe në fund të muajit mars të këtij viti arriti në 246 mijë, që është më pak për 81.000 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të fundit nga Zyra Nacionale e Statistikave e Mbretërisë së Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Vlerësimi i Zyrës së Statistikave është se ky informacion vjen pas një referendumi në Britani, në të cilin shumica e britanikëve janë pajtuar me Brexit dhe është vetëm një rezultat i reduktuar i fluksit të emigrantëve nga Evropa Lindore, vende të cilat janë tani në BE.
“Migracioni neto” është regjistruar me normë të reduktuar të evropianëve të lindjes, të cilët kanë aplikuar për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore me të hyrë në Britani.
Rënia kryesisht është shpjeguar nga pasiguria rreth statusit të ardhshëm të shtetasve të BE-së në Britani pas Brexit dhe pasigurisë së përgjithshme që mbizotëron në Britani, emigrantët nga Lindja e Evropës, fushata e përafërt dhe shpesh fyese antievropiane dhe antiemigracion e gazetave në Londër, të afërta me konservatorët në pushtet.
Këto media vazhdojnë të përhapin urrejtje dhe jotolerancë ndaj njerëzve të Evropës Lindore, shpesh për t’i fajësuar për të gjitha problemet e fondeve britanike sociale, sistemin e rrezikuar të shëndetit publik, shkollat e mbipopulluara dhe për mungesë të banimit.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik