Shkurt.ch

Më pak ankesa për diskriminim racist

Gjatë vitit 2011 janë trajtuar 156 raste të diskriminimit racist, që është për 22 më pak se në vitin 2010

Gjatë vitit të kaluar në këshilimoret për viktimat e racizmit, në Zvicër, ka pasur më pak ankesa për diskriminim me bazë raciste krahasuar me një vit më parë.

Por përvoja tregon se përkundër këtij zvogëlimi, nuk ka vend për vetëkënaqësi, thotë raporti i Komisionit Federal kundër racizmit dhe i organizatës humanright.ch.

Gjatë vitit 2011 janë trajtuar 156 raste të kategorisë së përmendur, që është për 22 më pak se në vitin 2010. Mirëpo, vazhdon raporti, nuk ka të dhëna të besueshme për faktin se “shifra e errët” duhet të jetë më e lartë. Kjo për faktin se viktimat shpesh nuk janë të gatshme të paraqiten në këshillimoret përkatëse.

Shumica e ankesave të kësaj kategorie kanë të bëjnë me raste të urrejtjes ndaj të huajve, raste racizmi dhe raste të urretjes së myslimanëve.