Integrimi
Me një biletë, financoni shkollimin e vajzave shqiptare për një muaj
Sonte, më 11 nëntor në Biel/Bienne, Kantoni i Bernës jepet premiera e një spektakli në favor të Shoqatës për shkollimin e vajzave në Shqipëri. Me një biletë të paguar financohet një muaj shkollim për vajzat e familjeve të varfra nga fshatrat e rrethit të Lushnjës.
“Në gushtin e ketij viti, pas përgatitjeve disa mujore, individë vullnetmirë janë bashkuar në Shoqatën për shkollimin e vajzave në Shqipëri, me një qëllim të vetëm; ndihmesën me bursa shkollimi për vajzat e reja me vendbanim në fshatra e që nga arsyet e varfërisë dhe largësisë së shkollës, nuk mbërrijnë të vazhdojn shkollimin e mesëm, bën të ditur Ali Sylejmani, aktivist shqiptarozviceran në Biel/Bienne
Shumë prej tyre janë të detyruara të martohen në moshë afre të re përderisa s’janë të pakta edhe ato që i shohim në trotuaret e perëndimit, viktima të rrjeteve të trafikut me qenie njerzore.
Nga konstatimi i gjendjes së rëndë në veprim konkret:
Ideja është që të ndihmohen nxënëset, fillimisht duke u marrë përsipër shpenzimet e udhëtimit nga fshati deri në shkollën e mesme më të afërt.
Aktiviteti i parë ka filluar në rrethin e Lushnjës, ku prej 13 shtatorit 40 vajza kanë rimarrë rrugën e shkollës falë mbështetjes nga Shoqata jonë. Kuptohet se nevojat janë shumë të mëdha në një vend të keqqeverisur dhe plot skamje, thuhet veç tjerash në letrën me të cilën themeluesi i shoqatës u drejtohet bashkatdhetarëve në Zvicër.
Për informata: Ali Sylejmani (info dhe detaje në 0798776999 apo ne emailin tim [email protected])
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Nëntor 2016
- Ora20:00
- LokacioniBiel/Bienne
- Data e përfundimit17 Tetor 2016 - 19:00
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik