Shkurt.ch

Më në fund, SNB-BNS reagon kundër frangut të fortë

Ulje të interesave dhe lëshim në treg të një sasie të rëndësishme të frangut zviceran me qëllim të ngritjes të devizave të huaja

Duke marrë parasysh situatën e rrezikshme në drejtim të stabilitetit të çmimeve në Zvicër, SNB-BNS ka reduktuar mundësinë e fluktuimit të Libor-it nga 0% -0,75%  në 0,25%, njoftojnë mediet zvicerane.

Ekonomistët : veprime të pamjaftueshme

Sipas ekonomistëve, masat e marra të mërkurën kundër frangut të fortë nga SNB-BNS shkojnë në drejtimin e duhur. Por ato nuk do të jenë të mjaftueshme, shqetësimet në lidhje me zonën e Euros dhe me borxhin e SHBA-së vazhdojnë të jenë aktuale.

“Toni i komenteve nga BNZ-ja është mjaft i fortë”, vëren Bernard Lambert, ekonomist në Bankën Pictet. Masat janë “neto”, një normë afër zeros dhe një rritje e likuiditetit që mund të shihet si një lehtësim sasior (QE), por që mbetët “i kufizuar”.

Pa një ndërhyrje në tregun valutor është e vështirë të kufizohet vlerësimi i frangut, pohon Bernard Lambert. Daniel Kalt, shef ekonomist në UBS, vazhdon në të njëjtin drejtim: “Këto masa janë një hap i parë, por operacionet në monedhë janë të nevojshme, Italia dhe Spanja mbesin nën presion të madh”.

Këshilli Federal mirëpret masat e SNB-BNS

Këshilli Federal mirëpret hapat e ndërmarrë nga SNB-BNS, si instancë finansijare e pavarur, për të luftuar kundër frangut të fortë. 

Qeveria pohon, megjithatë, se merr seriozisht rritjen e kostos me të cilën ballafaqohet industria e eksportit, tregtia me pakicë si dhe turizmi. Kurse, më 19 korrik ai u bëri thirrje gjithashtu kompanive që fitimet e këmbimeve në krahasim me euro-në t’i paguajnë konsumatorët.