Integrimi

Më në fund gjendet babai i zhdukur

Ramiz Selmani kishte ikur nga spitali psikiatrik i Monthey-së në muajin tetor 2011

Gjatë muajit janar albinfo.ch i pati kushtuar një shkrim situatës së dhimbshme të familjes Selmani, e cila prej disa muajsh ishte në kërkim të babait të tyre të zhdukur.

Vajza e tij, pati treguar për situatën e padurueshme në të cilën gjendeshin fmilja e tyre. Pas një rrëfimi të prekshëm, ajo shprehu dhimbjen dhe ankthin në të cilin ishin të zhytur mbarë familjarët e saj.

Prej disa ditësh albinfo.ch mësoi me kënaqësi se famlija Selmani kishte arritur më në fund të gjejë babain e zhdukur. Edhe pse ai ishte në një gjendje të vështirë shëndetësore, dalëngadalë ai po stabilizohet.

Për më shumë lexoni shkrimin e mëhershëm të albinfo.ch: Zhduket babai shqiptar në Zvicër